Baruti AG, Bedri Pejani nr. 4, Prishtinë 10000

Telefon: +41 71 552 00 06

E-Mail: info@baruti.ch

  • Instagram - Weiß Kreis
  • Facebook - Weiß, Kreis,
  • LinkedIn - Weiß, Kreis,

© 2019 by Baruti AG. | Impressum

Baruti - Qendra gjermanofolëse e thirrjeve në Kosovë

Baruti bën të mundur: Falë vendndodhjes sonë ideale për rekrutimin e stafit gjermanofolës në Kosovë, punës sonë me cilësi të lartë dhe reputacionit tonë të shkëlqyeshëm, ne jemi partneri ideal për të mbuluar nevojat tuaja për thirrje hyrëse, dalëse dhe hulumtime të tregut në gjermanisht. Ne sigurojmë lidhjen e duhur midis klientëve dhe punonjësve.

Pikat unike të Barutit

GJUHA GJERMANE NË KOSOVË

Si kompani zvicerane, ne kemi identifikuar Kosovën si një vend ideal për ngritjen e një qendre thirrjeje në gjuhën gjermane. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet kosovarëve dhe diasporës së rajonit gjermanofolës rezulton në renditjen e gjuhës gjermane   si gjuhën e huaj më të folur në Kosovë. Kjo na bën partnerin tjuaj zviceran për shërbimet e qendrave të thirrjeve në gjuhën gjermane në Kosovë.

CILËSI ZVICERANE

Me qëllim zhvillimin tonë në përputhje me kërkesat e klientëve tonë gjermanë, ngritja e cliësisë së punës është qëllimi ynë i vazhdimshëm. Me shumë kënaqësi do t'ju këshillonim, mbështesnim dhe shoqëronim në optimizimin e kostove tuaja në lidhje me shërbimet e suportit për klientët tuaj.

ZGJEDHJE CILËSORE TË BASHKËPUNËTORVE

Zgjedhja e punonjësit tonë bëhet me shumë kujdes dhe falë reputacionit tonë të shkëlqyeshëm në Kosovë jemi në gjendje t'i rekrutojmë ata në mënyrë efikase dhe të shpejtë. Në mënyrë që të luani një rol vendimtar në formimin e stafit të ngritur për ju, ne ju japim të drejtë vetoje që në fillim të procedurës së përzgjedhjes së punonjësve.

Shërbimet e Barutit

INBOUND

Shërbimet përmes telefonit dhe postës elektronike (e-mail).

OUTBOUND

Shërbimet përmes telefonit dhe postës elektronike (e-mail).

HULUMTIM I TREGUT

Që nga viti 2012 ne kryejmë intervista telefonike në Gjermani për 4 nga 10 institutet më të mëdha të hulumtuesve të tregut gjerman.