Baruti AG, Bedri Pejani nr. 4, Prishtinë 10000

Telefon: +41 71 552 00 06

E-Mail: info@baruti.ch

  • Instagram - Weiß Kreis
  • Facebook - Weiß, Kreis,
  • LinkedIn - Weiß, Kreis,

© 2019 by Baruti AG. | Impressum

Ekipi B: Rekrutimi në Kosovë

Baruti ka kompetenca për krijim të një ekipi në kohën më të shkurtër të mundshme bazuar në kërkesat e tregut dhe të klientit.

Ekipi Baruti

Muhamet-Veliu-Managing-Partner-Baruti

Muhamet Veliu

Managing Director (Co-Founder)

Vesa Grezda

Executive Koordinator

Sadik Islami

Division Manager Inbound

Labinot Rrustemi

Division Manager Outbound

Vlora Kelmendi

Head of Finance

Fikrete Asllani

Head of HR

Djellza Spahiu

Key Account Manager

Edona Kilaj

Social Media Advisor

Ajo që kemi arritur si Call Center në Kosovë deri më sot

2018

RISTRUKTURIM I SUKSESSHËM

Baruti ka ndërmarrur masa për ristrukturim të brendshëm me qëllim të përmirësimit të proceseve dhe rritjen e efikasitetit të punës. Ky ristrukturim është i domosdoshëm duke marrur parasysh madhësinë aktuale të kompanisë por edhe më i domosdoshëm duke synuar rritjen e mëtutjeshme.

2017

RRITJE NE TREGUN ZVICERAN

Baruti zbaton dy kontrata të mëdha: një kompani zvicerane mandaton Barutin për sherbime administrative të nje sistemi kompjuterik i njohur ne Zvicer. Këtu, Baruti gjithashtu kujdeset për shërbimet ndaj klientëve dhe aktivitetet e përgjithshme të kontabilitetit. Në të njëjtën kohë, Baruti mbështet një kompani angleze ne procesin e hyrjes në tregun gjerman duke gjeneruar klienta potencial për kompanitë e teknologjisë. Si pergaditje per sfidat e ardhshme, Baruti krijon Akademinë e gjuhës gjermane.

2016

KONTRATË NË TREGUN E AGJENSIONEVE TURISTIKE

Në vitin 2016, Baruti nënshkruan një tjetër kontratë të rëndësishme me ab-in-den-urlaub.de, fluege.de, tourini.de. Kontrata përfshin këshillimin telefonik, përpunimin e rezervimeve, anulimin, transakcionin me kreditkartela, shitjet hyrëse, shitjen e produkteve shtesë dhe përpunimin e detyrave administrative. Si pjesë e këtij mandati, Baruti është certifikuar në PCI DSS për të pranuar rezervimet me kreditkartelë.

2015

KONTRATË NË TREGUN E LOGJISTIKËS

Baruti zbaton shërbimin e parë për  një firme të madhe ndërkombëtare të logjistikës. Kjo vendos themelin e rritjes së mëtejshme: brenda tre muajve, Baruti dyfishon numrin e të punësuarve nga 100 në 200 punonjës.

2014

FIRMË E CERTIFIKUAR

Baruti dëshmon cilësinë në shërbimin e klientëve: Baruti është një qendër e çertifikuar e thirrjeve sipas DIN ISO9001: 2008 dhe ISO / IEC 27001: 2005.

2013

HYRJE NË TREGUN INBOUND DHE OUTBOUND

Rritja e shpejtë bën që Baruti të transferohet në qendër të qytetit për të rekrutuar me sukses agjentë të rinj. Baruti zgjeron portofolin e tij me shërbime të qendrës së thirrjeve hyrëse dhe dalëse.

2012

HYRJE NË HULUMTIM TË TREGUT

Kontrata e parë është nenshkruar në Nordrhein-Westfalen me datën 17 Janar 2012. Thirrja e parë nga Kosova është bërë nga Qendra e Thirrjeve të Barutit me 23 Janar 2012. Këtu, familjet gjermane u intervistuan. Që në fillim, Baruti ka vendosur standardet më të larta të cilësisë. Falë zbatimit të suksesshëm të shërbimeve, klienti ynë merr një çmim të cilësisë një vit më vonë. Ky është ende pjesë e portofolit të klientëve tonë.

2011

THEMELIM NGA STUDENTAT NË ZVICER

Gjatë studimeve të tyre në Universitetin e St. Gallen, pronarët e Baruti vendosin të mbështesin zhvillimin ekonomik të atdheut të tyre në Kosovë duke implementuar themelet për zhvillimin e sektorit të Call Center në Kosovë, i cili sot jep kontributin më të madh në krijimin e vendeve te punës të reja.