Baruti AG, Bedri Pejani nr. 4, Prishtinë 10000

Telefon: +41 71 552 00 06

E-Mail: info@baruti.ch

  • Instagram - Weiß Kreis
  • Facebook - Weiß, Kreis,
  • LinkedIn - Weiß, Kreis,

© 2019 by Baruti AG. | Impressum

Roli pionier i Barutit në Përgjegjësinë Sociale në Kosovë

Si një punëdhënës privat Baruti ka marrë një rol pionier në barazinë gjinore. Baruti është qendra e parë e thirrjeve që financon pjesërisht sigurimin shëndetësor privat dhe kompania e parë që financon pushimin e atësisë në Kosovë.

Çmimet dhe angazhimi shoqëror

PUNËDHËNËSI I BARABARTË

Punëdhënësi i Barabartë i Vitit - Njohja për Barazi Gjinore (2017), USAID. Trajtim i barabartë pavarësisht ngjyrës, fesë, origjinës, gjinisë, moshës, shendetit: Baruti është gjithmonë duke punuar në optimizime dhe luan një rol pionier në Kosovë në këtë drejtim. Baruti është kontakt i preferuar për OJQ-të dhe i mbështet ata në projekte të riintegrimit.

Për të sensibilizuar punonjësit dhe publikun për ambientin duke e trajtuar me respekt natyrën, Baruti ka filluar aksionin #barutigoesgreen. Vullnetarët pastrojnë qytetin dhe mbjellin pemë. Për angazhimin dhe iniciativën e tyre, Baruti pranoi çmim nga Komuna e Prishtinës në vitin 2018.

BARUTI GOES GREEN

PUSHIMI I LEHONISË DHE ATËSISË

Pushimi i lehonisë dhe atësisë (2017), Ambasada Suedeze, D4D, Olof Palme International Center. Pas lindjes së një fëmije, prindërit duhet të jenë në gjendje të presin lumturinë e tyre dhe të kenë kohën e mjaftueshme për t'u përshtatur me realitetin e ri dhe për të koordinuar njëri-tjetrin. Baruti është kompania e parë që financon pushimin e atësisë në Kosovë.

MIGRANT I VITIT

Migrant of the year 2016 - Njohja si Mërgimtar i Vitit për Promovimin e Investimeve Direkte në Kosovë, Ministria e Diasporës Kosovë. Baruti është një produkt i migrimit dhe i është dhënë çmimi "emigrant i vitit " nga Ministri i Diaspores Valon Murati. Kështu, është njohur kontributi që Baruti ka dhënë në ecurinë ekonomike të Kosovës duke punësuar të rinjët në mënyrë direkte dhe indirekte.