Baruti AG, Bedri Pejani nr. 4, Prishtinë 10000

Telefon: +41 71 552 00 06

E-Mail: info@baruti.ch

  • Instagram - Weiß Kreis
  • Facebook - Weiß, Kreis,
  • LinkedIn - Weiß, Kreis,

© 2019 by Baruti AG. | Impressum

Baruti - një rezultat i migrimit.

Migrimi është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë për vendet anëtare të BE-së. Arsyeja kryesore për migracionin brenda dhe ndër shtetet është papunësia ose dallimet në paga: në veçanti, Kosova ka një histori të theksuar migrimi, sidomos në botën gjermanofolëse. Emigrimi dhe riatdhesimi në vitet e kaluara rezulton në faktin që më shumë se 10,000 banorë në Kosovë tani flasin gjermanisht ne nivel të përsosur.

 

Me krijimin e një qendre të thirrjeve, pronarët e Barutit identifikuan një model biznesi për të krijuar një perspektivë për të kthyerit në Kosovë dhe në këtë mënyrë, edhe nëse vetëm në një shkallë të vogël, për të lehtësuar presionin e migracionit. Baruti tani është një nga punëdhënësit më të mëdhenj privatë në Kosovë.

Cfarë bëjnë agjentët e thirrjeve në një muze?

Baruti përmendet si shembull në media të ndryshme zvicerane. Me transferimin e Call Center Baruti në Cyrih, punëtorët kishin kënqësinë ta shfaqin punën e tyre të përditshme ne muzeun “Pavillon Le Corbusier”, si pjesë e një ekspozite. Qëndrimi tetë-javor me një pamje tërheqëse nga liqeni i Cyrihut jo vetëm që i bëri keshilltaret tanë te lumtur, por gjithashtu u mundësoi atyre një kuptim më të mirë të klientëve dhe nevojave të tyre në Zvicër.

Paraqitjet në media

Artikulli në NZZ

"Shumë gjermanofolës e bëjnë Kosovën një vend tërheqës për sektorin e Call Center. Ka të paktën 10’000 njerëz që jetojnë në Kosovë që flasin rrjedhshëm gjermanisht. Historia e suksesit të një qendre telefonike, e themeluar nga tre zviceranë me prejardhje nga Kosova, tregon se kjo ka potenciale të konsiderueshme. "

Artikulli në Tagesanzeiger

"Doja t'i bind të tjerët - Drenusha Shala drejton një Call Center në Kosovë, ku gjithashtu përdorën emra të rremë - deri sa kjo shefe e re nuk duroi më."